Në rajonin e Shkupit, aktiv është një zjarr në rajonin e fshatit Bllacë.
Nga Qendra rajonale për Menaxhimin e Kriza në Shkup njoftojnë se zjarri po vëzhgohet nga punëtorët e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe se ai gjendet pesë kilometra larg fshatit Bllacë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në ambient të hapur kanë ndodhur 26 zjarre, në të cilat për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, janë angazhuar edhe tre aeroplanë “eir traktor” dhe një helikopter i MPB-së./Telegrafi/