Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 29 vatra zjarri në ambiente të hapur.
Është djegur kashtë, kullota, mbeturina, bar i thatë, vreshta, shkurre, pyje me kërcell të ulët, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në komunën e Vasilevës është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për operim dhe Koordinimi në QMK.
Prej mëngjesit të sotëm, sipas raportimeve të marra në QMK, nga mbrëmja e kaluar ka edhe dy zjarre të tjera aktive. Ato janë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Belicë (ku digjet bimësia e ulët dhe pylli me kërcell të ulët) dhe në Komunën e Çashkës afër fshatit Gorno Jabolçisht (ku digjen prerje të vjetra dhe drurë të vjetër ahu). /Telegrafi/