Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësirë të hapura. Prej tyre, tre janë ende aktive, gjashtë janë nën kontroll, 14 janë shuar, njoftojnë sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
I pari nga tre zjarret ende aktive është në komunën e Makedonski Brodit – në zonën afër fshatrave Tazhevë dhe Breznicë – dega në drejtim të PK “Jasen”. Zjarri i dytë aktiv është në territorin e dy komunave – Demir Hisar dhe Ohër, në Malin Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. E treta është në territorin e komunës Bogdanci dhe Dojran, afër fshatit Furkë.
Numri i vetëm i urgjencës 112 janë pranuar gjithsej 2563 thirrje në 24 orët e fundit./Telegrafi/