Në territorin e Maqedonisë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 40 zjarre në hapësira hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll dhe 33 janë shuar, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarri është aktiv në afërsi të Mariovës, në afërsi të fshatrave Peshtani, Kokre, Kalen, Dunje, Bonçe, Krushevicë, Volkovë, ndërsa vija e zjarrit po shtrihet në tre këmbë dhe po djeg bimësi me kërcell të ulët, bar të thatë dhe mal me pisha. Një mal i përzier po digjet në Komunën e Çashkës në malin e Mukosit. Një mal me kërcell të ulët po digjet në afërsi të fshatit Gradmanci të Komunës së Petrovecit.
Pisha dhe barë i thatë digjen në afërsi të fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklerci, Toplik, Krivolak, Komuna e Shtipit.
Në Çuçer-Sandevë digjet një mal i përzier afër fshatit Tanushec, ndërsa në Komunën e Dollnenit, afër fshatit Desovë, digjet bar i thatë./Telegrafi/