Site icon Telegrafi

QMK: Dje janë regjistruar 41 zjarre, gjashtë janë aktive

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në hapësirë ​​të hapura në të gjithë vendin, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave .

Nga QMK thonë se gjashtë janë aktive, nëntë janë nën kontroll, 26 janë shuar.

Nga ato aktive, i pari është në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Tazhevë dhe Breznicë dhe afër “Jasen”. E dyta është në territorin e komunave Demir Hisar dhe Ohër – Mali Ilinska, afër fshatrave Vitovë, Bazernik, Malo Ilino dhe Brezhani. E treta është në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Papadishte dhe Oreshë. E katërta është në rajonin e komunës së Petrovecit, afër fshatrave Gradmanci dhe Divlje. Zjarr aktiv ka edhe në komunën e Koçanit – vendi i quajtur “Panagyur”, afër vendpushimeve të Ponikvës. E fundit prej tyre është në komunën e Studeniçanit, afër fshatrave Draçev dhe Cërvena Vodë.

Nga zjarret që janë vënë nën kontroll, dy janë në komunën e Studeniçanit, nga një në komunat Gjevgjeli, Ohër, Makedonski Brod, Plasnicë, Dellçevë, Prilep, si dhe një në territorin e dy komunave Bogdanci dhe Dojran./Telegrafi/

Exit mobile version