Gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur kanë ndodhur gjithsej 34 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Lidhur me zjarrin në territorin e Prilepit, QMK-ja sqaron se janë aktive degët drejt fshatrave Krushevicë, Çumovë dhe Selcë dhe në vendin e quajtur “Çulë” në malin Seleçkë. Në këto vende digjet bimësia me kërcell të ulët, bari i thatë dhe pylli me pisha.
Zjarri është aktiv edhe në zonën e komunës së Çashkës, në rajonin e fshatit Oraov Dol. Në këtë territor digjen bimësi e ulët, si dhe pyje të përzier, me pisha dhe bli.
Një mal me kërcell të ulët digjet në komunën e Petrovecit, afër fshatrave Brez, Gradmanci dhe Katllanovë.
Në rajonin e Shtipit, në afërsi të fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklertsi dhe Toplik, si dhe në terrenin e poligonit të Krivollakut, janë djegur pyje me kërcell të ulët, dëllinja dhe bar i thatë.
Një mal i përzier po digjet në komunën Çuçer Sandevë, në territorin e fshatit Tanush, vendi i quajtur “Ramno”.