Telegrafi

QMK: Deri ora 14:00 gjithsej 12 zjarre, prej tyre gjashtë aktivë, tre nën kontroll

Ilustrim

Qendra për menaxhim me kriza pasdite informoi se gjatë ditës së sotme deri ora 14 ka pasur gjithsej 12 zjarre në ambient të hapur, prej të cilëve gjashtë janë aktivë, tre nën kontroll dhe tre janë shuar.

Aktivë janë zjarret në malin Mukos mes fshatrave Stepanci, Omoran dhe Oraov Dol, ku digjet pyll i përzier dhe në fshatin Jabollçishtë e Poshtme, drejt malit Lisec në komunën e Çashkës, ku digjet bimësi e ulët. Zjarre aktive ka edhe në komunën e Dollnenit, mes fshatrave Desovë dhe Drenovc dhe në komunën e Prilepit, mes fshatrave Peshtani, Kokre dhe Kalen, ku është djegur bimësi e ulët. Zjarr ka edhe në komunën e Shtipit mes fshatrave Haxhi Hamzali, Edeklerci dhe Toplik, poligoni Krivolak, si dhe mes fshatrave Studeniçan-Morane në komunën e Studeniçanit.

Nën kontroll janë zjarret te fshati Darfuli në komunën Llozovë, te fshati Ostrec në komunën Manastir dhe te fshati Sërmnovë në komunën e Gostivarit.