Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka paralajmëruar për kujdes më të madh pas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike se deri në fund të javës pritet të ketë mot i paqëndrueshëm dhe reshje të shiut.
“Reshjet intensive mund të shkaktojnë probleme lokale në disa zona urbane, si dhe të çojnë në një rritje të shpejtë të nivelit të ujit të lumenjve më të vegjël dhe pellgjeve kulluese. Paralajmërojmë që gjatë ditëve në vijim (deri të dielën) të lëvizim me kujdes përgjatë lumenjve më të vegjël dhe zonave të thata”, thonë nga QKM.
Deri të dielën pasdite dhe në mbrëmje në shumë vende moti do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erëra të forta. Temperaturat do të jenë në rënie graduale./Telegrafi/