Site icon Telegrafi

QMK: Armata është përfshirë në kërkimi të personit të zhdukur në rajonin e Krushevës

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Krushevës drejtuar Qendrës për Menaxhim me Kriza, sot në kërkim në rajonin e Krushevës pas personit të zhdukur Kiro Puponoski, janë përfshirë forcat e Armatës me rreth 100 pjesëtarë të armatës dhe një qen nuhatës, si dhe me mjetet e duhura materialo-teknike, informojnë sot nga Qendra për Menaxhimi me Kriza.

Kërkimet, sipas informacioneve të QMK-së, vazhdojnë në vazhdimësi që nga momenti i raportimit në MPB, nga ora 14:45 në Stacionin Policor (SP) Krushevë të enjten, më 22 dhjetor të këtij viti.

Exit mobile version