Në numrin e emergjencës 112, mbrëmë është regjistruar një raport për sulm nga një ari mbi dele në Komunën e Gostivarit, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK).
“Është marrë denoncim në orën 20:45 për dele që janë vrarë dhe ngrënë në fshatin Raven. Ankuesi informoi se të martën, një ari vrau dhe hëngri gjashtë dele të tij. Fusha ku mbante kopenë ishte në periferi të fshatit Raven. Pas kallëzimit në QKM, kanë dalë në terren nga stacioni policor në Gostivar”, thuhet në QKM.
Siç shtojnë ata, pas konstatimit të situatës në terren, do të ndërmerren hapat në vijim nga ministritë kompetente, institucionet, ndërmarrjet publike dhe vetëqeverisja lokale.