Site icon Telegrafi

QMK: 4 zjarre aktive, 19 të shuara gjatë 24 orëve të fundit

Qendra për Menaxhimin e Krizave, sipas informacioneve nga Departamenti i saj për Operacione dhe Koordinim, njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 23 zjarre në ambiente të hapura.

Prej tyre, katër janë akoma aktive të cilat ndodhen një prej tyre ndodhet në komunën e Makedonski Brod, një në hyrje të fshatit Belicë, afër fshatit “Argulica” (nën Solunska Gllavë) një pyll i rrallë pishe në një terren shkëmbor me thellësi, e cila është pothuajse e pamundur për njerëzit të hynë në të dhe ta shuajnë atë. Në komunën e Velesit në afërsi të fshatit Nezhilovo afër lokalitetit “Izvorite na Babuna” digjet pylli i ahut; në Komunën e Dollnenit, në mes të fshatrave Dolgaec, Strovia dhe Crnilishte, digjet pylli i menaxhuar, ndërsa në komunën e Shtipit afër fshatit Puhce, bimësi e ulët dhe pyll./Telegrafi/

Exit mobile version