Site icon Telegrafi

QMK: 28 zjarre në hapësira të hapura, dhjetë janë aktive

Foto: Ilustrim

Gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura u shënuan ditën e kaluar. Më e rëndë është në Staro Nagoriçan, Kratovë, Makedonski Brod dhe Sveti Nikollë.

Gjashtë helikopterë të tjerë dhe katër air tractor, të cilët janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, pritet të ndihmojnë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, gjendjen e vlerëson si të rëndë dhe apelon qytetarët që të mos marrin pjesë në shuarje, nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë.

Gjatë ditës së djeshme, sipas informacioneve të drejtorit të QMK, Angellov, ka pasur 28 zjarre të hapura.

Qendra për menaxhimin e krizave është e gatshme të përballet me zjarret si asnjëherë më parë, tha drejtori i QKM-së Stojançe Angelov.

“Numri ka rënë ndjeshëm, është përgjysmuar. Aktualisht dhjetë prej tyre janë aktive. Kjo do të thotë se kemi shuar 18, pra disa prej tyre janë vënë nën kontroll të plotë. Situata është e rëndë për shkak të këtyre dhjetë, rreth gjysma digjen në pyje cilësore, kurse së paku dy janë të zëna me pisha”, tha Angellov për “Sitel”./Telegrafi/

Exit mobile version