Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në ambiente të jashtme, të cilat janë shuar të gjitha.
Gjatë 24 orëve të fundit në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK janë regjistruar 2381 thirrje. 59,97 për qind e thirrjeve janë kategorizuar si reale.
“45,84 për qind e thirrjeve faktike janë bërë në polici, 17,53 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 9,21 për qind në zjarrfikës dhe 0,23 për qind në LAMM”, njofton QMK./Telegrafi/