Site icon Telegrafi

QMF Ereniku në Gjakovë, për shkak të renovimit pezullon ofrimin e shërbimeve për pacientë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që nga dita e sotme Qendra e Mjekësisë Familjare Ereniku ka pezulluar ofrimin e shërbimeve për pacientë, për arsye të fillimit të punimeve në renovimin e objektit.

Qendra e Mjeksisë Familjare Ereniku do të jetë e mbyllur për një afat të pacaktuar, dhe sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, bëhet e ditur që në momentin e ri-funksionalizimit të kësaj Qendre shëndetësore, qytetarët e kësaj Komune do të njoftohen me kohë.

Tutje thuhet se për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të cilat kanë nevojë qytetarët ata mund të drejtohen në Qendrat e tjera të Mjekësisë Familjare në qytetin e Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version