Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.
Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
Po ashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë.
Ndryshe, dje u raportua se në momentin që Vahide Tasholli nga Ferizaj po përjetonte dhimbjet e fundit të lindjes, asnjë mjek nuk ishte i pranishëm në sallë të lindjes.
Mediat thanë se foshnja e porsalindur kishte rënë mbi pllaka, duke pësuar lëndime serioze me të ardhur në jetë nga neglizhenca e stafit mjekësor