Site icon Telegrafi

QKUK-së i kthehet furnizimi me ujë të pijshëm

Foto: Arkiv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pas një ore ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i kthehet furnizimi i rregullt me ujë.

“QKUK-së i kthehet furnizimi me ujë brenda një ore, derisa zonat tjera do të tentojmë t’i furnizojmë nga fabrikat e tjera me reduktime”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Lexo po ashtu Një pjesë e Prishtinës pa ujë të pijshëm, pëlcasin gypat

Gjithashtu, kompania ka njoftuar se një pjesë e qytetit do të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të pëlcitjes së gypave në rrugën Enver Maloku dhe në afërsi të Rilindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version