Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdon të pranojë donacione, ndërsa në kuadër të nismës vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë sot për QKUK-në janë dhuruar 140 ‘face shield maska’.
Në njoftim thuhet se maskat e tilla kanë një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme dhe kjo garanton më tepër siguri për mjekët dhe infermierët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19.
“Në kuadër të nismës vullnetare e quajtur ‘Face Shield Mask’ në Kosovë, e cila drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte, sot për QKUK-në, janë dhuruar 140 face shield maska. Modeli riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë”, thuhet në njoftim.
Profesor Buza gjatë dhurimit të këtij donacioni, premtoj se do të vazhdojë të prodhojë maska të tjera, në mënyrë që të mbështesë edhe më tutje Klinikën Infektive dhe klinikat e tjera të QKUK-së. /Telegrafi/