Telegrafi

QKUK: Pacientit ia hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar

Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët, bashkë me ekipin e anesteziologëve, kryen një intervenim kirurgjik te një pacient, të cilit i hoqën më shumë se 20 gurë në veshkë dhe në kanalin urinar.

Në njoftim thuhet se pacienti me inicialet S.M., i moshës 52 vjeçare, kishte dhimbje në regjionin lumbal të anës së majtë për një kohë të gjatë.

Lexo po ashtu Një 33 vjeçar në Kosovë përpin telefonin, mjekët ia largojnë me rrugë endoskopike  

Pas intervenimit të suksesshëm dhe përfundimit të periudhës së hospitalizimit, pacienti është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/