Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, reagon ndaj lajmit se pacientet po ikin nga spitali dhe nuk vihen re nga stafi.
“Pacienti N.H, ka lëshuar Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare me insistimin e tij”, thuhet në reagim. “Meqë pacienti ka qenë edhe me çrregullime psikiatrike, i njëjti ka qenë refuzues në këshillat e mjekëve kujdestarë dhe agresivë me ta. Duke e ditur gjendjen e tij, dy mjekët kujdestarë kanë shkuar pas tij deri në dalje të QKUK-së, nga ana jugore e saj. Ata vazhdimisht kanë këshilluar dhe insistuar qe i njëjti t’u bindet këshillave te mjekëve kujdestarë”.
Sipas reagimit, në pamundësi që ta kthejnë pacientin, kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët e kthejnë pacientin në Klinikë. /Telegrafi/