Site icon Telegrafi

QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

Janë operimet e kirurgjisë plastike, përkatësisht pjesa e estetikës, e cila ende nuk po mund të realizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak se ka mungesë një salle të dytë ku do të mund të kryheshin këto intervenime. E zgjidhja e vetme për qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje estetike, janë spitalet private.

Kirurgjia plastike mbetet ende vetmja qendër në QKUK, ku bëhen të gjitha shërbimet tjera të kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, në të cilën numri i pacienteve është gjithmonë në rritje. E për shkak të numrit të madh, ekziston lista e pritjes për rreth dy muaj.

Liridona Guci, kirurge plastike në QKUK, ka thënë për KosovaPress, se në spital, bëhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, përveç pjesa e estetikes nuk mund të realizohet, për shkak të problemit në hapësirat ku duhet vepruar.

“Në Spital, në QKUK kryhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, si lëmi çka i përfshin, duke filluar nga djegiet, trajtimin akut të tyre por edhe rekonstruktiv. Kryhen falsitet në parodizonte që janë njëra prej patologjive shumë të rënda dhe të komplikuara.. Pastaj patologjitë e tjera: lëndimet e shuplakës, qepjen e tyre apo edhe tendoplastikën… Patologjitë e tjera të ndryshme, kanceret e lëkurës që janë shumë të shpeshta, operimi i tyre, qoftë me anestezion radikal, mbulimi i defekteve… Ndërkaq një pjesë e patologjive apo operimeve të kirurgjisë plastike të cilat nuk mund të realizohen në spital, mbetet pjesa e estetikes që është për shkak të problemeve që kemi në infrastrukturë ose në hapësirat ku duhet të veprojmë, gjegjësisht në një mungese e një salle të dytë”, theksoi Guci.

Ajo ka thënë kërkesat për në këtë klinikë janë të shumta dhe kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë derinë dy muaj.

“Numri i kirurgeve plastik është në rritje e sipër, të cilët punojnë këtu dhe numri, rrjedhimisht lista e pritjes të operimeve është rritur edhe pikërisht këtë problem e shkakton po ashtu mungesa e një salle të dytë. Ekziston lista e pritjes diku në dy muaj, terminët të cilat janë për t’u pritur e që mundohemi që m’i radhit në bazë të urgjencave, varësisht prej patologjisë, me berë edhe listën e pritjes. Por që kjo nuk na e mundëson me iu shmang kësaj pritje…Numri i patologjive, pra numri i pacienteve është çdo herë në rritje e sipër, nga puna më e tepërt që po bëhet dhe numri i operimeve dhe llojeve që po kryhen në QKUK. ..Kirurgjia plastike është e vetmja qendër në QKUK, i vetmi repart dhe Klinikë, është vetëm shërbimi terciar, nuk ka as në spitalet regjionale tjera në Kosovë, jemi e vetmja qendër, kështu që kërkesat të gjitha janë të shumta”, vijoi ajo.

Sipas saj, secili operim shkakton problematik, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që po zhvillohet çdo ditë, edhe komplikimet e operacioneve janë më të paketa.

“Secili operim është problematik në vete, dhe komplikimet janë të mundshme në secilin operim, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që dita ditës po zhvillohet dhe komplikimet e operacioneve që i realizojmë janë më të paketa. Por vet operimi i çfarëdo larmie, shoqërohet me mundësinë e komplikimeve”, tha ajo.

Ndërsa, Adem Kllokoqi, kirurg plastik në njërin prej spitaleve private të kirurgjisë plastike, tregoi për të gjitha operacionet që bëhen aty por jo edhe në QKUK.

“Duke filluar prej kokës lartë. Largimin e rrudhave, hundën, që njëkohësisht rregullohet edhe frymëmarrja dhe estetika, formësimi dhe korrigjimi i buzëve, shkon të poshtë, rritja, zvogëlimi dhe zmadhimi i gjinjve, të barku korrigjimi estetik i barkut. Kryesisht të gjitha nënat pasi t’i mbarojnë lindjet kanë nevojë për abdimenoplastik, që është kthimi i barkut në gjendjen para se me lind. Është trend në botë që katër apo pesë vite, vete formësimi i trupit me dhjamin e vet, largohet aty ku ka tepër dhe vendoset aty ku pas intervenimit do duket më mirë”, tha ai.

Sa i përket listës se sa ka pacientë, ka thënë që për një kohë mjaftë të gjatë është e mbushur lista me termine. Ndërsa ai ka cekur që si në gjithë botën edhe në Kosovë këto operacione nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.

“Realisht është. Për një kohë të gjatë e kemi listën e pritjes.. në Kosove nuk ka ende, nuk ka sigurime shëndetësore, mirëpo edhe në botë këto operacione nuk i mbulon sigurimi shendetësor..1:42 Operacionet estetike i paguan vet pacienti, që paralelisht ata nuk janë të sëmurë, por vinë për ta bërë një korrigjim.. E kem QKUK, nuk kryen operacionet estetike”, tha ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se nëse çmimet krahasohen me regjionin dhe perëndimin, në Kosovë janë shumë më lirë.

“Në qoftë se marrim me krahasuar me regjionin, me perëndimin, janë shumë më lirë.. Po me standardin tonë, e kryen operacionin ai që ka…38 D.m.th. në qoftë se ka një hunde të shtrembët apo të madhe, ai ka me jetu aq sa ka pas me jetu, mirëpo paguan dhe e bën ashtu si dëshiron”, tha ai.

Exit mobile version