Telegrafi

QKUK: Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë

Foto: Arkiv

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat operative, pas renovimit të hapësirave të tyre, me kërkesë të inspektoratit shëndetësor.

Në njoftim thuhet se në përputhje me rekomandimet, menaxhmenti i SHSKUK-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për të mundësuar rrjedhën normale të punës.

“Nga sot, në këtë klinikë, kanë nisur punën të gjitha sallat për operime dhe mjekët po kryejnë intervenime, sipas planit të rregullt operativ”, thuhet më tej.