Site icon Telegrafi

QKUK konfirmon se 19-vjeçarja që vdiq nga coronavirusi është Nazlije Sherifi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një 19 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me coronavirus.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmojnë për Telegrafin, se 19-vjeçarja që ka ndërruar jetë është Nazlije Sherifi, e cila po ashtu vuante nga një sëmundje e veshkave.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitivë nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjën e dhënë për Telegrafin nga QKUK.

Për Nazlije Sherifin familjarët kishin kërkuar ndihmë financiare, pasi që vuante nga një sëmundje e rëndë. Nazlije Sherifi ka ndërruar jetë ditën e diel, ndërsa varrimi i saj është bërë gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Exit mobile version