Telegrafi

QKUK-ja, thotë se nuk i ka borxhe Termokos-it

“Shërbimi i financave në QKUK, posedon pagesat, në bazë të cilave, QKUK është 100.000 euro parapagim për këtë vit, sipas kërkesës nga Termokos. Borxhi në të cilin aludon Termokos, i takon periudhës 2000- 2002 dhe është fituar në kontest gjyqësor, në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë”, thuhet nw komunikatwne QKUK-së

Po ashtu aty theksohet se më datën 26.04.2010, Gjykata në fjalë mori aktgjykimin përmes së cilës, refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ngrohtorja e qytetit Termokos, , e cila kishte kërkuar që në emër të borxhit, t’ia paguajë shumën prej 742.649.45 euro me kamat në lartësi 3.5 në vit.

“Ju bëjmë me dije se QKUK-ja, këtyre ditëve është duke u furnizuar me ngrohje vetëm në orët e mëngjesit, furnizim ky që nuk i përmbush nevojat e pacientëve që trajtohen në QKUK. Apelojmë tek zyrtarët e Termokos, që të sigurojnë ngrohje 24-orë për QKUK, përndryshe puna në sallat operative dhe në shumë shërbime të tjera do të vështirësohet në mungesë të ngrohjes”.

QKUK-ja, nuk ka alternativë tjetër të ngrohjes, pasi që rrjeti elektrik është i ngarkuar dhe nuk përballon ngrohjen me rrymë. /Telegrafi/