Site icon Telegrafi

QKUK-ja ringjet me sukses gishtin e një pacienti

Klinika e Kirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer një operim të suksesshëm për riplantimin (ri-ngjitjen) e gishtit.

Ri-ngjitja e gishtit është bërë tek një pacient 46 vjeçar, i cili kishte këputur gishtin gjatë punës me sharrë elektrike. Pas operacionit mbi 5-orësh, ekipi mjekësor ka arritur të ri-ngjis gishtin, i cili tani kryen funksion të plotë.

Rasti do të prezantohet sot në një konferencë për shtyp nga QKUK-ja.

“Ri-ngjitja e gishtit është kryer me metodën mikrokirurgjike nga ekipi i kryesuar nga kirurgu plastik ass. Ylber Zejnullahu, Dr. Pleurat Sejdiu, specialist i ortopedisë dhe dr. Alban Gjonbalaj, anesteziolog kujdestar”, thuhet në një ftesë për media të lëshuar nga QKUK-ja

Detajet e tjera do të jepen në konferencë, ku përveç profesionistëve të lartpërmendur do të paraqitet edhe Hysni Arifi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

 

Exit mobile version