Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka pranuar se hapja e tenderit “Furnizim me material harxhues për Ortopedi” është shoqëruar me parregullsi.
Dyshimet se ky institucion e ka kurdisur këtë tender për një kompani të caktuar kanë detyruar drejtorin e përgjithshëm, Curr Gjocaj, që të marrë vendim për anulimin e këtij procesi të prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.
Anulimi i tenderit është bërë gjashtë ditë pasi gazeta ka raportuar se në këtë tender QKUK-ja e ka favorizuar një kompani private. Në tenderin “Furnizim me material harxhues për Ortopedi”, QKUK-ja ka vendosur specifika që janë identike sikurse të produkteve të prodhuesit “Smith&Nephew”, të cilën në Kosovë e përfaqëson kompania “Layo”.