Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të Dializës.
“Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës”, thuhet në njoftimin nga SHSKUK.
Sipas njoftimit thuhet se është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës.
“Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/