Site icon Telegrafi

QKUK: Emergjenca për 1 javë trajtoi 643 pacientë

Foto: Ilustrim

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për një javë ka pasur 643 pacientë që kanë kërkuar shërbime shëndetësore.

Nga numri i përgjithshëm, 105 raste kanë qenë të reanimuara, 129 vizita kirurgjike, 264 vizita internistike, 109 raste ortopedike.

112 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika, 44 në klinikat kirurgjike, 50 në klinikat internistike,14 në ortopedi dhe 5 në kuadër të mjekimit intensiv qendror.

Klinika Emergjente apelon tek të gjithë pacientët që mos të mbingarkojnë emergjencën, por fillimisht të drejtohen tek qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet e përgjithshme, kurse në emergjencë të drejtohen vetëm me referim nga këto qendra shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version