Klinika Infektive në QKUK është e stërmbushur me pacientë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku thotë se për momentin në këtë klinikë janë të shtritë 110 pacientë e që është numër shumë i madh.
“Fluksi i pacientëve është shumë i madh. Vetëm dje kemi pasur mbi 160 pacientë që kanë kërkuar mjekim në zyrën e pranimit. Ky numër ishte paraqitur vetëm në kulmin e pandemisë në korrik-gusht dhe gjatë nëntorit”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Izet Sadiku.
Sadiku thotë se Klinika Infektive është e furnizuar me disa nga barnat por sipas tij Remdesiviri ende blihet nga qytetarët, përcjell Telegrafi.
Mbi ngarkesë me pacientë të prekur me coronavirus ka edhe në QMF-të e Prishtinës.
Drejtori i QKMF në Prishtinë, Rrezart Halili tha se dje është arritur rekord në dhënien e infuzioneve.
Raportohet se mbingarkesë kanë edhe klinikat tjera të QKUK-së që trajtojnë pacientet me coronavirus si dhe spitalet rajonale./Telegrafi/