Site icon Telegrafi

QKUK dhe spitalet e Kosovës, probleme në furnizimin me oksigjen

Shumë nga komunat në  “Speciale” të RTV Dukagjinit kanë konfirmuar se spitalet rajonale janë duke u përballë me mungesë të oksigjenit.

Problemi i furnizimit me oksigjen është bërë shqetësues për të gjitha vendet që po përballen me pandeminë por në SHSKUK thonë se ky problem pritet të zgjidhet javën tjetër pasiqë një kompani vendore do të licensohet për furnizim me bombola të oksigjenit në të gjitha spitalet e klinikat e vendit.

Në të gjitha spitalet e Kosovës por edhe në klinikat e QKUK-së po përdoret oksigjeni i lëngshëm për të kursyer përdorimin e oksigjenit me bombola kjo pasi që furnizimi me oksigjen me bombola nuk po bëhet sepse nuk ka furnitorë nga vendet e rajonit.  Burime të televizionit tregojnë se disa nga spitalet rajonale janë duke pritur furnizimin me oksigjen me bombola pasiqë janë në rezerva.

Njoftimi për kontratë për furnizim me oksigjen mjekësor në SHSKUK është anuluar ditë më parë për shkak se nuk kishte asnjë ofertues.

Por, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Saudin Maliqi, tha për Dukagjinin se problemi i  furnizimit me oksigjen është zgjidhur.

“Ketë problem e kemi zgjidh dhe mendoj sot ose nesër eventualisht, do ta gjej Kosovën ne problem të zgjidhur. Nga java e ardhshme nuk do të kemi problem me oksigjen sepse janë në procedura thuajse të përmbaruara të licensimit të nje kompanie e cila prodhon në Kosovë oksigjen dhe në sasi të mjaftueshme për Kosovën”, deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Saudin Maliqi.

Sipas Maliqit situata në të cilën është Kosova është gjendje e ngarkuar e furnizimit me oksigjen por jo e papërballueshme.

Më tutje ai tha se tashmë është rritur kapaciteti i shtretërve dhe është funksionalizuar edhe Mjekësia Sportive për të trajtuar pacientët me COVID-19 ndërsa tha se edhe barnat që mungojnë për trajtimin e këtyre pacientëve do të sigurohen nga MSH.

“Këto dy barnat të cilat janë në procedurë në MSH thuajse për tu blerë por janë proceset që duhet të ndjeken obligativisht edhe në MSH”, deklaroi më tej Saudin Maliqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version