Telegrafi

QKUK bëhet me aparat Plazma Foreza

Pranim-dorëzimi i aparatit është bërë në prani të ambasadores së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johanson, drejtorit ekzekutiv, Ali Sadriu, përfaqësuesve të firmës Gambra dhe punëtorëve shëndetësorë.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i QKUK-së, falënderoi shtetin suedez për ndihmat e deritanishme, me theks të veçantë për dhurimin e këtij aparati, i cili do t’i ndihmojë shumë QKUK-së për trajtim të pacientëve. Ambasadorja Johanson tha se është e vetëdijshme për nevojat e mëdha që ka QKUK, prandaj është dhuruar ky aparat, i cili është i teknologjisë së fundit dhe do t’i hyj në punë QKUK-së.

Në anën tjetër, Gazmend Boshnjaku, përfaqësues i firmës suedeze Gambra për Kosovë, tha se pas studimit të gjendjes në QKUK, kanë vendosur që pikërisht të ndajnë këtë aparat për nevojat të Mjekimit Intensiv Qendror, kurse me të do mjekohen një numër i madh i sëmundjeve, të cilat në mungesë të këtij aparati s’kanë mundur të trajtohen deri tani. Ai premtoi se në një të ardhme të afërme do të dhurojnë edhe një aparat të tillë për nevoja të shërbimit të hemodializës. Firma e cila ka dhuruar donacionin do të bëjë trajnimin e mjekëve që do punojnë me këtë aparat. /Telegrafi/