Site icon Telegrafi

S’ka furnizim nga Termokos, QKUK aktivizon ngrohtoren me naftë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit, ka aktivizuar ngrohtoren me derivate të naftës, pasi “Termokos”, nuk ka arritur mjaftueshëm të ofroj shërbimin e ngrohjes.

Mirlinda Qyqalla zëdhënëse e QKUK-së, ka thënë se përmes ngrohtores së tyre, do të ofrojnë ngrohen për të gjitha klinikat.

Për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar konsumatorët se nuk do të arrijë t’i furnizojë me ngrohje.

Mosngrohja me “Termokos” i ka shkaktuar probleme edhe në shkollat e çerdhet në kryeqytet, pasi si pasojë e mungesës janë detyruar të shfrytëzojnë energjinë elektrike.

Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar se nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it me avull e që më pas do të përdorët për ngrohje qendrore në Prishtinë.

Exit mobile version