Telegrafi

QKUK: 42 të lënduar në sheshin “Zahir Pajaziti” (Video)

Në një konferencë për medie në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Nerxhivane Halimi – mjekja kujdestare – ka thënë se nuk ka të lënduar me armë zjarri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kohën kur po mbahej “Beer Fest.

Sipas saj, 42 persona janë me lëndime të lehtë, e dy janë me thyerje.

Një pjesë e madhe e tyre kanë marrë ndrydhje nga paniku duke ikur.

Ndërkohë, përdorimi i armëve ka ndodhur edhe në Fushë Kosovës, gjatë një ahengu familjar.