Telegrafi

QKSS: Presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, ndërhyrja më brutale e Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës

Qendra Kosova për Studime të Sigurisë në një raport të publikuar sot lidhur me largimin e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, thekson se presionet nga pjesëtarëve serb të FSK-së dhe largimi masiv i tyre përbën një ndër ndërhyrjet më brutale të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës.

QKSS në këtë raport thekson se këto ndërhyrje kanë për qëllim rrënimin e multietnicitetit dhe të arriturave të deritanishme në FSK.

Sipas rezultateve të hulumtimit tonë, del se plani për largimin e mbi 60 pjesëtarëve serb është bërë si pjesë e një operacioni të mirë-plani­fikuar psikologjik-ushtarak (psyops), i orkestruar nga elemente të inteligjencës ushtarake nga Beogradi dhe Vranja.

“Për arritjen e këtyre qëllimeve destruktive janë përdorur mjete të shantazheve ndaj këtyre pjesëtarëve duke kërcënuar me heqjen e pensioneve për pjesëtarët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, bllokimin e lëvizjes në Serbi, etiketimin si ‘tradhtarë’ dhe ‘jeniçerë’ e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.

Rrjedhimisht, këto veprime kanë larguar çdo dilemë se partitë politike serbe do t’i përkrahin ndonjëherë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së.

Opsioni i vetëm i mbetur është tranzicioni i FSK-së në një periudhë kalimtare përmes ndryshimit të ligjit.

Këto janë gjetjet kryesore të QKSS: