Telegrafi

QKSS me konferencë për rolin e shoqërisë civile në ndërtimin e integritetit të Policisë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me ‘PointPulse’ organizon konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”.

Kjo konferencë do të sjellë së bashku ekspertë nga rajoni, përfshirë: Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, për të diskutuar sfidat e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në Polici.

Vëmendje e veçantë do të ketë bashkëpunimi policor në Ballkanin Perëndimor.