Site icon Telegrafi

QKRMT prezantoi raportin nga monitorimi i të drejtave të njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mbajti online konferencën vjetore “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese 2019-2020”.

QKRMT prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga monitorimi i të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe vlerësimin e menaxhimit ndër-institucional të COVID-19 në burgje.

QKRMT dhe ShKK në veçanti u pajtuan dhe kërkuan që të adresohen për përmirësim politikat institucionale lidhur me mekanizmin e ankesave të brendshme; trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur me çrregullime mendore, rastet e vetëlëndimeve dhe vetëvrasjeve në burgje si dhe aspekte të bashkëpunimit ndërmjet ShKK dhe KGJK (Panelit për Lirim me Kusht) për të rritur efikasitetin e punës së Panelit.

QKRMT, SHKK dhe ministritë relevante u zotuan se në të ardhmen do të organizojnë tryeza për t’i diskutuar këto tema dhe për të nxjerrë rekomandime në drejtim të autoriteteve vendim-marrëse.

Exit mobile version