Telegrafi

Janë mbyllur kufijtë tokësorë, në Kosovë mund të hyjnë vetëm shtetasit e saj

Konform vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus (COVID-19), Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë, të cilët duan të hyjnë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) njofton se  mbyllja e kufirit nuk vlen për qytetarët kosovarë. Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes pikave kufitare do t’i nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetëizolohen për 14 ditë.

Lexo po ashtu Të gjitha masat shtesë që u morën nga Qeveria pas konfirmimit të rasteve pozitive me coronavirus

Njoftimi i plotë i QKMK:

“#QKMK ju informon se me datën, 14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:

– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në #Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët #kosovarë, të gjithë shtetasit e #Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/