Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka rikujtuar se nga data 2 tetor ka nisur edhe dhënia e tri vaksinave të reja.
Në njoftimin e bërë tregohet për rëndësinë e tri vaksinave të reja, vaksinën kundër Pneumokokut, kundër Rotavirusit, dhe kundër Human Papilloma Viursit, transmeton Telegrafi.
1. Vaksinën kundër Pneumokokut e cila të mbron nga Streptococcus Pneumoniae që është shkaktari kryesor i Pneumonive te fëmijët nën 5 vjeç, si dhe shkaktar i Meningjitit, Bakteriemis, Otitit, Bronchitit.
2. Vaksina kundër Rotavirusit e cila të mbron nga Rotavirusi që është nje nga shkaktarët kryesor të barkqitjeve (diareve) te fëmijët nën 2 vjeç.
3. Vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV), e cila të mbron nga infeksionet dhe sëmundjet e shkaktuara nga HPV siq është Kanceri i Qafës së Mitrës.
QKMF thekson tutje se aktualisht Kalendari i Ri i Imunizimit përfshinë vaksinimin kundër 13 sëmundjeve infektive të parandalushëm me vaksina./Telegrafi/