Site icon Telegrafi

QKMF në Mitrovicë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 4 mijë dozave.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, bënë të ditur se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Lexo po ashtu Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal nëpër komunat e Kosovës

“Vaksinat janë katërshtamshe që do të thotë se mund të mbron katër lloje të virusit të gripit A, dhe vaksinat do të jepen në hapësirat e QKMF-së, por një sasi e tyre do të shpërndahet edhe në QMF-të në mënyrë që vaksinimi të kryhet edhe më afër qytetarëve”, tha Barani. /Telegrafi/

Exit mobile version