Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se tashmë qytetarët e Mitrovicës veriore mund të marrin shërbime shëndetësore në dy Qendra të Mjekësisë Familjare me lokacion në Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve.
Këto qendra do të jenë të pajisura me të gjitha barnat e listës esenciale dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve në atë pjesë.
Dhe për këtë gjë krerët komunal i janë mirënjohës pronarit Bislim Fejza, për dorëzimin e objektit në shfrytëzim gjatë periudhës së pandemisë për nevojat e komunitetit në atë pjesë.
Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, gjatë vizitës së realizuar në objektin në fjalë ka falënderuar pronarin Fejza për ndihmën e ofruar, si dhe personelin shëndetësor të QKMF-së të cilët treguan gatishmërinë e tyre që në çdo kohë të ofrojnë shërbime për qytetarët pavarësisht cilit komunitet i takojnë. /Telegrafi/