Telegrafi

QKK shpërndan një video me fragmente nga rolet e Bekim Fehmiut me rastin e ditëlindjes së tij

Aktori shqiptar, Bekim Fehmiu, është një ndër figurat kryesore të filmit e teatrit, ndër aktorët më të suksesshëm ndërkombëtar në ish-Jugosllavi dhe njëherit aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në filmat e Hollywoodit gjatë luftës së ftohtë.

Gjatë karrierës së tij ndërmjet viteve 1953 dhe 1998, Bekim Fehmiu ka luajtur në mbi 40 filma vendorë e ndërkombëtarë.

Ai ishte njëri nga aktorët e parë shqiptarë të teatrit dhe filmit që luajti në teatro dhe filma në mbarë Jugosllavinë së bashku me Abdurrahman Shalën, Faruk Begollin dhe Enver Petrovcin.

Lexo po ashtu Për Bekim Fehmiun, Marlon Brandon shqiptar

Trashëgimia e tij artistike ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme që kanë formësuar historinë e kinemasë së rajonit, duke u bërë inspirim dhe model për gjeneratat e reja të aktorëve.

Lidhur me këtë tekst, Qendra Kinematografike e Kosovës ka publikuar një video me fragmente nga role të filmave ku luan aktori, e punuar enkas për ditëlindjen e 86-të të tij. /QKK/