Site icon Telegrafi

QKK hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2021

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2021.

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:

* konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;
* konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;
* konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;
* konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;
* konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik dhe
* konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Foto: QKK/Facebook

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të Qendrës Kinematografike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version