Qitësi turk Yusuf Dikec ka folur rreth pozës e cila bëri që ai të bëhet një figurë mjaft e popullarizuar në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
51-vjeçari tashmë ish-oficer ushtarak, e kompletoi garën e ekipit të përzier me pistoletë ajrore 10 metra në Paris, duke fituar medaljen e argjendtë së bashku me Sevval Ilayda Tarhan.
Për arsye sigurie, qitësit zakonisht mbajnë mbrojtëse të veshit dhe syze për të mbrojtur sytë si dhe tapa për të mbrojtur veshët.
Në atë që duke virale që në momentin e parë, qëndrimi i Dikec i cili mbajti njërën dorë në xhep dhe tjetrën për të shënjestruar, kapi syrin e të gjithëve.
The 51-year-old Turk, Yusuf Dikeç, arrived in Paris without special glasses, rearplugs or any other equipment. He showed up in a wrinkled T-shirt he slept in, shot with one hand in his pocket, and… took home the silver medal.
just pass by.. 😎 pic.twitter.com/xonsrNcitm
— PrzemAs Ciekawy (@PrzemekShura) August 1, 2024
Duke shpjeguar arsyen e këtij qëndrimi, Dikec tha para gazetarëve se në atë moment të gjithë mendonin se ai ishte shumë i qetë.
“Në atë moment, të gjithë thonë se unë dukesha shumë i qetë, por aktualisht një stuhi po shpërthente brenda meje”.
“Unë mendoj se poza ime e të gjuajturit e ka prezentuar shpirtin olimpik shumë mirë: loja e pastër, thjeshtësia, qartësia dhe natyraliteti. Kjo është pse ka marr kaq shumë vëmendje”.
“Partnerja ime dhe unë do të marrim medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Los Anxhelos 2028’. I kam thënë fituesve të medaljes së artë, do t’iu lë ta mbani deri në vitin 2028”, ka thënë Dikec./Telegrafi/