Neil Carpenter nga County Durham i Anglisë, është dashur të paguajë mbi dymijë funte për të pastruar banesën e tij, të cilën e kishin lënë qiraxhinjtë shumë të papastër.
Fqinjët ishin ankuar se nga aty vije ‘erë vdekje’ dhe se ata jetojnë në mënyrë të çrregullt, transmeton Telegrafi. Pronari ka kërkuar që qiraxhinjtë të dalin pas gjashtë muajsh qëndrimi, megjithëse janë marrë vesh që të jetojnë aty për një vit.
Banorët që mbesin të paemëruar, e kanë shfrytëzuar vaskën për të kryer nevojën, sepse guaska e tualetit ishte bllokuar nga hedhja e mbeturinave.
“Tapetet nuk njiheshin, mbeturina kishte gjithandej, madje edhe në frigorifer dhe më e keqja është se aty jetonin edhe dy fëmijë të vegjël”, ka thënë Carpenter. “Të gjithë ankoheshin për erën që vinte nga banesa, por nuk besova derisa hyra brenda. Ishte tmerrshëm dhe ata do të ndiqen ligjërisht.”
Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihen disa nga hapësirat e banimit që duken si kontejner plehrash. /Telegrafi/