Telegrafi

Qiranë nuk e paguan për nëntë muaj, shtëpinë e kishin lënë përplot me dëme dhe mbeturina (Video)

Shumë mbeturina, dëme të konsiderueshme dhe ushqim i mykur, kishin mbushur një shtëpitë të dhënë me qira në Hull të Anglisë.

Gyll Hyland e kishte problem të lëvizte shkaku i rrëmujës, ndërsa anash i kishte muret me vrima dhe dyert e thyera, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pronarja nuk kishte marrë qira nëpër nëntë muaj, ndërsa banorët ishin mbyllur brenda dhe i kërkuan 300 funte për t’ia lëshuar shtëpinë.

“Kjo është e tmerrshme dhe e turpshme, nuk di nëse vërtetë ata ishin njerëz” ka shkruar Hyland, për pamjet brenda shtëpisë.

Sipas saj, banorët që e morën me qira, e shfrytëzuan atë duke mos ia paguar nga 400 funte në muaj dhe u larguan, me dëmet që duket sikur të pasur ndonjë eksplodim.

Derisa kishte dëme gjithandej, ata e kishin thyer edhe bojlerin që kushton rreth 1,700 funte. Për largimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e shtëpisë, pronaren e ndihmoi një kompani higjienike, sepse ndotja ishte shumë e madhe.

Megjithëse ka edhe një banesë që e lëshon me qira, Hyland planifikon t’i shesë të dyja sepse është lodhur së lëshuari me qira. /Telegrafi/