Site icon Telegrafi

Qiradhënësit sezonal në Ohër do të subvencionohen 100%, por ka një kusht për këtë

Do të ketë ndryshime në subvencionimin e qiradhënësve në qytetin turistik të Ohrit. Në vend të 50% subencionim, nga viti i ardhshëm, qiradhënësit do të marrin 100% subvencionim nga taksa turistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kushti është që ata para t’i riinvestojnë në përmirësimin e kapaciteteve akomoduese. Kjo masë do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë në vilat private dhe apartamentet në Ohër.

Në regjistrin e komunës së Ohrit janë evidentuar 3300 qiradhënës sezonal me kapacitet të vogël, kurse u janë paguar nga 500.000 denarë vjetore./Telegrafi/

Exit mobile version