Telegrafi

Qiradhënësit anglezë ofronin banesë pa pagesë në këmbim të seksit, gazetarja zbulon skandalin (Video)

Dy burra nga Bristoli i Anglisë, do të hiqnin dorë nga qiraja dhe ishin të gatshëm të paguajnë të gjitha faturat dhe shpenzimet e banimit, vetëm nëse në këmbim me këto shërbime do të bënin seks nga qiraxhinjtë e tyre, shkruan BBC.

Njëri prej tyre është Mike, i cili i ka thënë gazetares që po e filmonte tinëzisht, se do të arrinte marrëveshje të tillë me qiraxhinjtë nëse ata pajtohen me kushtet e tij, transmeton Telegrafi.

“Dhoma, qiraja, faturat… të gjitha këto do t’i paguaja. Madje do të japë para. E gjitha çfarë duhet të bësh është të kryesh marrëdhënie seksuale me mua një herë në javë”, dëgjohet Mike duke thënë në videon e publikuar më poshtë.

Por, kur i është bërë me dije se po filmonte tinëzisht dhe se është kapur me presh në dorë, Mike ka thënë se kinse është shtirur si qiradhënës dhe se këto hulumtime i kryente në Britani të Madhe për romanin e tij më të ri.

Ndërkaq qiradhënësi tjetër, Tom, 60-vjeç, i ka thënë gazetares se do t’i japë apartamentin në shfrytëzim pa paguar as edhe një qindarkë. Madje ajo do të kishte pa pagesë gazin, rrymën dhe internetin nëse ajo pajtohet që të vendoset në apartamentin e tij.

Por, kur gazetarja ia bëri me dije është këtij burri se biseda e tyre po filmohet, ai nuk deshi më të komentoj asgjë.

Një grup hulumtuesish kanë zbuluar se në një ueb-faqe figurojnë shumë shpallje, ku ofrohet banim pa pagesë në këmbim të seksit.

Një grua që kishte kontaktuar me këta qiradhënës, pretendon se i është thënë se mund të qëndrojë në apartament pa pagesë nëse pajtohet që të ketë marrëdhënie intime me qiradhënësin dhe miqtë e tij.

“Njëri me ka kërkuar të bëjë seks me të, por edhe me miqtë e tij. Nuk ia vlen”, ka shtuar ajo.

Një “ofertë” e tij në këmbim të seksit është e kundërligjshme në Britani të Madhe. /Telegrafi/