Siç u është thënë zyrtarëve të klubit nga Skënderaj, qipriotët nuk po ndihen të sigurt të luajnë në Kosovë, meqë në radhët e tyre kanë edhe disa serbë. Arsye tjetër është thënë të jetë qëndrimi kundërshtues i shtetit të tyre karshi pavarësisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, në sportet tjera, sidomos në basketboll, gati çdo javë vijnë në Kosovë skuadra nga shtetet që nuk kanë njohur Kosovën dhe basketbollistë serbë që aktivizohen me klubet e rajonit, veçmas ato maqedonase dhe bullgare.
Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Pokka Karavas është dashur të luhet të martën (sot) në Prishtinë, por është shtyrë për 17 dhe 18 nëntor. Kërkesa e klubit nga Qipro është që ndeshjet të zhvillohen në terren neutral, për çka janë pajtuar edhe zyrtarët e klubit Drenica.