Qindra zogj ngordhën pasi shumë njerëz përdorën fishekzjarre në kryeqytetin italian në prag të Vitit të Ri, thanë të premten grupet për të drejtat e kafshëve duke e quajtur atë një “masakër”.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, pamjet e rrugëve pranë stacionit kryesor të trenit të Romës treguan dhjetëra e dhjetra zogj – të shpërndarë – të pajetë në tokë.
Shkaku i ngordhjes së tyre nuk ishte i qartë, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) tha se ajo dukej e lidhur me një shfaqje veçanërisht të fortë të fishekzjarreve në lagjen me gjethe që shumë zogj e përdorin për foletë e tyre.
#Rome #Italy: #NewYearsEve2021 the terrible consequence of #fireworks ?? dead #birds. Urge a ban ? pic.twitter.com/XPlgHXCsEH
— OIPA International (@OIPAInternation) January 1, 2021
“Mund të jetë që ata ngordhën nga frika. Ata mund të jenë përplasur me njëri-tjetrin, ose të godasin dritaret ose linjat elektrike. Le të mos harrojmë se ata gjithashtu mund të ngordhin nga sulmet në zemër”, tha Loredana Diglio, një zëdhënëse e organizatës.
Shfaqjet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë shqetësime dhe lëndime të kafshëve të egra ashtu edhe të atyre shtëpiake, vuri në dukje ajo.
Dhe përqendrimi i pazakontë i ngordhjes së zogjve erdhi pavarësisht nga një ndalim nga qyteti i Romës për shfaqje personale të fishekzjarreve, i cili u injorua gjerësisht, dhe një shtetrrethimi prej orës 10 të mbrëmjes për shkak të kufizimeve të virusit.
Dega italiane e OIPA ka kërkuar ndalimin e shitjes së fishekzjarreve për përdorim personal, duke përmendur kërcënimin ndaj kafshëve. /Telegrafi/