Site icon Telegrafi

Qindra vozitës të dënuar në Shkup gjatë 24 orëve

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 182 masa, në kuadër të kontrolleve të përforcuara të veprimit në fushën e trafikut. Prej tyre, 29 janë për parkim të paligjshëm dhe 35 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 18 sanksione janë shqiptuar për përdorimin e celularit, ndërsa shtatë sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Tetë janë për mosshfrytëzimin e rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për shofer fillestar, ndërsa 11 për vozitje pa patentë shoferi.

“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Exit mobile version