Qindra turistë dhe vendas u përpoqën të largoheshin nga ishulli grek i Santorinit të hënën, pasi një rritje e aktivitetit sizmik ngriti shqetësime për një tërmet potencialisht të fuqishëm.
Autoritetet organizuan disa fluturime shtesë midis ishullit dhe kryeqytetit grek të Athinës, pasi anijet larguan njerëzit nga ishulli, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Evakuimi erdhi pasi më shumë se 280 tërmete nënujore u regjistruan në zonë gjatë tri ditëve të fundit, veçanërisht midis Santorinit dhe ishullit të afërt të Amorgos.
Ekspertët grekë thonë se tërmetet, shumë me magnitudë mbi 4.5 ballë, nuk janë të lidhura me vullkanin e Santorinit, por se modeli i aktivitetit sizmik është shkak për shqetësim.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u kërkoi banorëve të ishullit që të “qëndrojnë të qetë” ndërsa ai mori pjesë në një takim jozyrtar të ministrave në Bruksel të hënën.
Emergency crews were deployed on the Greek island of Santorini on Monday and schools closed following a surge in seismic activity—a “quake swarm”—that raised concerns a potentially powerful earthquake could follow. pic.twitter.com/kZjlUISBh6
— Newsweek (@Newsweek) February 3, 2025
“Ne kemi një fenomen shumë intensiv gjeologjik për të trajtuar. Dua t’i kërkoj banorëve tanë të ishullit të qëndrojnë të qetë dhe të dëgjojnë udhëzimet e Autoritetit të Mbrojtjes Civile”, ka thënë Mitsotakis.
Autoritetet lokale urdhëruan që shkollat të mbeten të mbyllura dhe ndaluan banorët hyrjen në disa zona bregdetare – përfshirë portin e vjetër të ishullit – të cilat janë në afërsi të zonave shkëmbore.
People are fleeing the Greek island of Santorini after days of seismic activity have raised fears of an impending earthquake. pic.twitter.com/NWj7i8Xi3v
— DW News (@dwnews) February 4, 2025
Banorët thonë se lëkundjet, të cilat kanë vazhduar gjatë natës së së dielës dhe të hënën, i kanë shqetësuar.
Profesor Efthymios Lekkas, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti të Greqisë, paralajmëroi se situata mund të zgjasë disa javë përpara se të kthehet në normalitet.
Santorini, një destinacion kryesor turistik, tërheq më shumë se tre milionë vizitorë çdo vit në fshatrat e tij piktoreske, me shumicën e vizitorëve të tij që mbërrijnë nëpërmjet trageteve dhe anijeve turistike. /Telegrafi/